“SWANSON Vitamin K1 100 mcg 100 Tableta” has been added to your cart. View cart
12,00 €
Për gratë që po përpiqen të kenë fëmijë, që janë shtatzëna ose në periudhën e gjidhënies
Studime të fundit shkencore tregojnë se marrja e vitaminave, mineraleve dhe lëndëve ushqyese gjatë dy muajve para konceptimit ka një ndikim pozitiv në shëndetin e foshnjës. Doppelherz® aktiv krijoi Vital Pregna, një suplemet ushqimor për të ndihmuar gratë gjatë shtatzënisë, nga konceptimi deri në fund të periudhës së gjidhënies. Vital Pregna furnizon trupin me lëndët ushqyese të nevojshme për zhvillimin e mirë të fetusit dhe foshnjës.
🔹 Acidi folik është i domosdoshëm për mbylljen e tubit nervor, e cila ndodh mes ditës së 22-të dhe 28-të të shtatzënisë, kur gruaja mund të mos e dijë ende që është shtatzënë. ✅ Për këtë arsye, rekomandohet që gratë që planifikojnë të kenë fëmijë të konsumojnë acid folik çdo ditë të paktën 4 javë para konceptimit.
🔹 Acidet yndyrore omega-3, veçanërisht DHA, janë të rëndësishme për zhvillimin e syve dhe trurit të fetusit.
🔹 Vitamina C mbështet sistemin imunitar dhe ul rrezikun e anemisë nga mungesa e hekurit duke ndihmuar përthithjen e tij. 🔹 Vitamina E është antioksidant që ngadalëson plakjen qelizore.
🔹 Bakri, së bashku me vitaminën C, ndihmon në sintezën e kolagjenit dhe në mirëmbajtjen e indeve lidhëse. 🔹 Vitamina D3 ndihmon fiksimin e kalciumit në kocka.
🔹 Vitamina B1, Niacina, Vitamina B6 dhe Acidi Pantotenik luajnë rol kyç në përthithjen e lëndëve ushqyese dhe lirimin e energjisë nga sheqernat dhe lipidet. 🔹 Vitamina B2 është e nevojshme për mbrojtjen e qelizave, veçanërisht qelizave nervore. 🔹 Vitamina B12 ndihmon në rritjen dhe funksionin e qelizave si dhe në ekuilibrin e sistemit nervor. 🔹 Biotina kontribuon në ndërtimin e lëkurës, flokëve dhe thonjve të shëndetshëm.
🔹 Jodi është thelbësor për prodhimin e hormoneve tiroide, të cilat kontrollojnë rritjen, metabolizmin e energjisëdhe zhvillimin e trurit dhe kockave të fetusit.
🔹 Hekuri është i nevojshëm për formimin e hemoglobinës dhe për transportin e oksigjenit. 🔹 Zinku luan një rol të rëndësishëm në rigjenerimin dhe mbrojtjen qelizore. ✅ Së bashku me Vitaminën C, forcon sistemin imunitar.
🔹 Magnezi aktivizon shumë enzima dhe ndikon në metabolizmin e energjisë dhe funksionin neuromuskular.
Established in 1992, Barnatore Trepharm provider in Kosovo has become a trusted healthcare